Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të miratuar një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë dhe bën thirrje për tërheqjen e trupave nga Ukraina dhe ndalimin e luftimeve.
Rezoluta u miratua me 141 vende që votuan pro, 32 abstenuan dhe shtatë votuan kundër – një rezultat i ngjashëm me rezolutat e mëparshme për Ukrainën , përcjell portal rtv21.tv
Kina, e cila ditët e fundit ka demonstruar solidaritetin e saj me Rusinë, abstenoi nga votimi – hera e katërt që e bën këtë në votat në lidhje me Ukrainën. India dhe Afrika e Jugut ishin gjithashtu midis 32 vendeve që abstenuan.
Parashikohej se Rusia, së bashku me gjashtë vende të tjera, votuan kundër rezolutës. Mes të tjerëve ishin Mali dhe Eritrea, të cilët më parë kishin abstenuar në votimet e tjera për Ukrainën./21Media










