Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Asfaltohet me shtresën e parë segmenti i mbetur i rrugës ”Muharrem Fejza”

nga Miranda Beqaj9 prill 2022

Segmenti i mbetur i pa asfaltuar në rrugën ”Muharrem Fejza” është asfaltuar sot me shtresën e parë. Për këtë shkak, i njëjti segment, ka qenë i mbyllur prej dy ditësh.
Punimet në rrugën ”Muharrem Fejza” kanë nisur prej një viti ndërsa banorët në vazhdimësi kanë shprehur pakënaqësi me ritmin e ngadaltë të punimeve.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, javë më parë, ishte në këtë rrugë ku prezantoi planin dinamik të punimeve dhe u zotua se gjithçka do të përfundojë në këtë rrugë deri në ditët e para të muajit maj.
Banorët kanë shprehur disa pakënaqësi edhe me asfaltimin e sotëm duke thënë se po iu vështirësohet qasja në rrugën ”Muharrem Fejza” nga rrugët lidhëse.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →