Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Asgjë e qartë: LVV e LDK nuk kanë marrëveshje për koalicion

nga RTV2131 janar 2020

Të hënën seanca e Kuvendit kushtuar Qeverisë.-Konjufca: Jam optimist se do të arrihet marrëveshja me LDK-në.-Haziri: Deri të hënën ka mundësi të evitohet Qeveria e pakicës.-Haradinaj: AAK-ja nuk e voton Qeverinë.-Hoxhaj: PDK-ja nuk do ta votojë Qeverinë Kurti.-Balje: Do të presë VV-LDK të arrijnë marrëveshje

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për formimin e Qeverisë të mbahet të hënën në orën 11:00. Deri më tash nuk ka një koalicion Vetëvendosje LDK, kurse pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri deklaroi se nuk do të ketë qeveri të pakicës, duke lënë të hapur mundësinë për marrëveshje.

PDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja, e kanë thënë se nuk do ta votojnë qeverinë Kurti.

Ndërsa, Nisma dhe përfaqësuesit e komunitetit jo serbe kanë thënë se nuk kanë vendosur ende. Deri më tash Albin Kurti i ka vetëm votat e Serbëve të sigurta për formimin e Qeverisë.(Teksti- Burim ZARIQI, kamera- Berat BAHTIRI)./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →