Mes thashethemeve për një lidhje të mundshme midis modeles, Gigi Hadid dhe aktorit, Leondaro DiCaprio, duket së gjërat nuk qëndrojnë kështu.
Hadid ka thënë se fokusi i saj është vajza e saj.
Ndërkohë, Leonardo këtë javë është parë në shoqërinë e modeles 23 vjeçare, Victoria Lamas.
Një burim pranë Page Six kishte njoftuar se DiCaprio dhe Hadid e pëlqejnë njëri-tjetrin, por asnjëri nga ta nuk do diçka serioze tani.
Burimi ka thënë se ‘Gigi ka prioritet vajzën e saj, Khai’.
Sipas burimeve, orari i ngjeshur i aktorit luajti rol po ashtu në marrëdhënien e tij me supermodelen.
“Gigi s’ka energji të vrapojë pas DiCaprios, rutina e tij është shumë për të”, vazhdoi burimi.
Por, sa i përket takimit të tij me modelen 23 vjeçare, burime pranë tij thanë se s’ka asgjë serioze deri më tani./21Media











