Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

ASK: Prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rënie

nga RTV2118 shtator 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritë Ekonomike në Bujqësi”, për vitin 2018

Sipas ASK-së, në vitin 2018, prodhimet bimore kanë shënuar rënie për (-3.8%), krahasuar me vitin 2017.

“Rënia në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rënien e prodhimit të perimeve dhe prodhimeve të kopshtit, si dhe të patateve”, thekson ASK.

Sipas kësaj agjencie,  prodhimet blegtorale po ashtu kanë shënuar rënie për (-0.9%) në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017.

Rënia mund të shpjegohet me rënien e vlerës së produkteve blegtorale.

Ndërkaq, gjithsej prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rënie për (-2.6%) në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017.

“Konsumi i ndërmjetëm është vlerësuar gjithsej rreth 302.0 milionë Euro në vitin 2018, që paraqet një rritje prej 10.6%, në krahasim me vitin 2017”, ka theksuar ASK.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →