Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Asllani: Mezi pres të nis kampionatin me Interin

nga R14 gusht 2023
​Asllani: Mezi pres të nis kampionatin me Interin

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ka komentuar fitoren në miqësore ndaj Egnatias, skuadër që luan në ligën elitare të vendit të tij, Shqipërinë.

Reprezentuesi shqiptar ka thënë se skuadra është e bashkuar dhe në formë të mirë për të nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ata na vunë në pak vështirësi, por ishte e rëndësishme për ne ta rikthenim situatën në favorin tonë.”, tha fillimisht Asllani.

“Jemi mirë dhe tani presim fillimin e Serisë A. Jam i kënaqur me ekipin, jemi kompakt dhe të bashkuar. Mezi presim të vijë ndeshja e parë në kampionat sepse duam ta nisim me këmbën e djathtë”, nënvizoi lojtari i Nerazzurrëve për mediat e klubit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →