Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Asnjë rast me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

nga Venera Grabanica7 qershor 2022

Ashtu si dje edhe sot në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, njofton se gjatë kësaj kohe janë testuar 162 mostra.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209.
Në total numri i rasteve aktive është 49. Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është rregjistruar asnjë viktimë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 162 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →