Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Asnjë shkollë nuk po zhvillon mësimin online

nga E.Bullaku8 mars 2022

Në komunat e Republikës së Kosovës, aktualisht asnjë shkollë nuk po zhvillon mësimin online.
Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë thënë për rtv21.tv se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar ka rënë dukshëm dhe procesi po zhvillohet normalisht.
Tutje, nga MASHTI kanë thënë se komunat dhe shkollat janë të njoftuara për masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19.
Sipas të dhënave të ditës së djeshme, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. 2 raste pozitive i takojnë grupmoshës 0 deri në 9 vjeç, ndërsa 4 raste të tjera i takojnë grupmoshës 10 deri në 19 vjeç.

Viti i ri shkollor 2021/22 ka filluar me katër skenare. Skenari i ‘Rikthimit’ që parasheh mësimi të zhvillohet me prezencën fizikisht të të gjithë nxënëseve në klasë, skenari ‘A’ që nënkupton me prezencë fizike, por me orar të shkurtuar dhe nxënësit të ndarë në grupe, skenari ‘B’ në formë të kombinuar fizikisht dhe online dhe skenari ‘C’ nënkupton që gjithë mësimi të zhvillohet online përmes platformave të ndryshme./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →