Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Asnjë viktimë, një rast i ri me Covid-19 në Shqipëri

nga Venera Grabanica4 korrik 2021


Asnjë viktimë dhe vetëm një rast i ri me Covid-19, është regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 një qytetar nga Tirana.
Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →