Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Aston Villa kishte 2:0, por megjithatë fitoi në minutën e 89-të

nga Venera Grabanica3 mars 2024
​Aston Villa kishte 2:0, por megjithatë fitoi në minutën e 89-të

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të të Premier ligës angleze, futbollistët e Aston Villa ishin më të mirë se Luton vendës me rezultat 3:2.

Dukej se Aston Villa do t’i rrëmbente me lehtësi tri pikët e pritura pasi kryesuan 2:0 në pjesën e parë. Të dy golat u shënuan nga Oliver Watkins, në minutat 24 dhe 38.

Në vazhdim të ndeshjes janë rikthyer vendasit. Fillimisht, Chong shkurtoi rezultatin në minutën e 66-të, ndërsa Morris barazoi në të 72-ën për 2-2.Kur pritej një ndarje pikësh, Digne shënoi golin vendimtar në minutën e 89-të dhe mysafirët nga Birmingham gjithsesi fituan tre pikë. Luton u tregua sërish shumë i pakëndshëm për të gjithë rivalët nga shtëpia e sipërme e tabelës, por as këtë herë nuk iu shmang humbjes.

Aston Villa është ende e katërta në tabelë, ndërsa Luton mbetet në vendin e 18-të.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →