RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aterrojnë në Kosovë forcat ushtarake britanike

nga Venera Grabanica18 shtator 2024
Aterrojnë në Kosovë forcat ushtarake britanike

Në orët e mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë arritur ushtarët britanikë, të cilët do t’i bashkohen forcave të KFOR-it në Kosovë.

Lajmin për aterrimin e tyre e bëri të ditur NATO-ja përmes një postimi në X.

“Personeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një ushtrim rutinë të stërvitjes së provave operative me trupat e tjera të KFOR-it”, ka shkruar NATO.

​Lewis Capaldi, ylli kryesor i natës së dytë të Sunny Hill Festival 2026
LAJMI TJETËR →
​Lewis Capaldi, ylli kryesor i natës së dytë të Sunny Hill Festival 2026

Më të fundit

Të gjitha →