Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

ATK e ARKEP me marrëveshje bashkëpunimi

nga Venera Grabanica28 mars 2024
ATK e ARKEP me marrëveshje bashkëpunimi

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi, si pjesë e përpjekjeve për fuqizimin e komunikimit për zbatimin e objektivave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se marrëveshja ndihmon në shkëmbimin e informatave për operatorët e autorizuar nga ARKEP si dhe informatat e nevojshme që kërkohen nga ATK, bazuar në përgjegjësitë dhe kompetencat e përcaktuara në ligje.

Ndërsa, kryetari i Bordit të ARKEP Nazim Rrahimi, u zotua se ARKEP do t’i përdorë të gjitha materialet dhe informatat e pranuara sipas kësaj marrëveshjeje vetëm për qëllime të aktiviteteve mbikëqyrëse, ashtu sikurse autorizohet me legjislacionin në fuqi dhe në pajtim me këtë marrëveshje.

Ndryshe, marrëveshje të tilla si kjo ndihmojnë autoritetin tatimor të ketë qasje me të lehtë në informacionet e nevojshme në çështjet tatimore.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →