Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

ATK mbledh 25.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

nga B G3 prill 2024
ATK mbledh 25.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se mbledhja e të hyrave për periudhën janar – mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro.

“ndërsa nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 25.8 milionë euro apo 12.2%”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

“Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore që të reagojë paanshëm në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi. Forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe duke ndërmarrë veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mospërmbushës.”, thuhet në njoftim./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →