Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Atletico Madrid i bashkohet në garë Arsenalit për Lauataro Martinez

nga Xh.D2 gusht 2021

Skuadra nga La Liga spanjolle, Atletico Madrid po planifikon që të rivalizojë Arsenalin në garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, raporton “Tuttosport”.
Krerët e Atletico Madridit thuhet se janë të gatshëm që të ofrojnë shumën prej 90 milionë eurove që po e kërkon Interi për 23-vjeçarin, i cili vazhdimisht po spekulohet me një transferim tek Arsenali.
Lautaro ishte ndër lojtarët kyç të Interit sezonin e kaluar, ku i ndihmoi “Nerazzurët” drejt titullit të parë në 11 vjet dhe duke regjistruar 17 gola në 38 paraqitje.
Skuadra e Arsenalit dëshiron ta transferojnë atë në Londër, dhe në marrëveshje pritet ta përfshijnë edhe mbrojtësin spanjoll Hector Bellerin, për të cilin interesim ka shprehur skuadra e Interit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →