Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Atletico Madrid refuzoi 130 milionë euro për Felix

nga Venera Grabanica17 gusht 2022

Atletico Madrid ka refuzuar ofertën prej 130 milionë eurove për Joao Felix, të cilën e ka ofruar Manchester United.
Sipas gazetës spanjolle, AS trajneri Diego Simeone dëshiron të mbajë yjet më të mëdhenj, përfshirë sulmuesin 22-vjeçar Felix, i cili u soll nga Benfica në vitin 2019 për 127 milionë euro.
Atletico i vuri në dukje United klauzolën e largimit të portugezit, sipas së cilës ai mund të largohet nga klubi vetëm nëse dikush paguan 350 milionë euro.
Nëse United do të aktivizonte klauzolën, do të ishte transferimi më i madh në histori.
Deri më tani, më i paguari për Neymar ishte kur ai u largua nga Barcelona për në PSG në vitin 2017 – 222 milionë euro.
Felix bëri 35 paraqitje për Atletico sezonin e kaluar. Ai shënoi dhjetë dhe asistoi gjashtë gola.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →