Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Attal kryeministri i ri të Francës

nga Kaltrina Berila9 janar 2024
Attal kryeministri i ri të Francës

Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i Francës, pasi Emmanuel Macron synon të ringjallë presidencën e tij me një qeveri të re.

Në moshën 34-vjeçare, ai është kryeministri më i ri ndonjëherë në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984.

Attal zëvendëson Élisabeth Borne, e cila ka dhënë dorëheqjen pas 20 muajsh në detyrë.

Gjatë gjithë asaj kohe ajo luftoi me mungesën e shumicës në parlament.

Gabriel Attal tani do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →