Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Austria mbështetë dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit

nga B.K14 shkurt 2020

Weidinger theksoi se qeveria e re austriake me prioritet të lartë do vazhdoj të mbështes Kosovën

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot në takim Ambasadorin Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger me të cilin bisedoi për proceset integruese dhe për mbështetjen e integrimit Evropian të Kosovës.

Ambasadori Weidinger theksoi se qeveria e re austriake ka deklaruar në programin e saj, se me prioritet të lartë do vazhdoj të mbështes Kosovën në rrugën e saj europiane,  se do angazhohet edhe më tej në procesin e libaralizimit të vizave, dhe se Austria mbështetë dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadori Weidinger informoi Ministrin Reka se Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë dhe mbështetë projekte në sektore të ndryshme si në arsimi të lartë, shkencë, ekonomi/biznese të vogla dhe të mesme e tjera. “Austria është investitori më i madh në fushën e arsimit të lartë”.

Minsitri Reka e falënderoi Ambasadorin Weidinger dhe shetin Austriak për përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →