Autobusi i kompanisë “Pravenra Travel” ka marrë flakë në qytetin e Dortmundit në Gjermani.
Fatmirësisht autobusi nuk kishte qenë me udhëtar. Pronari i kompanisë për media ka bërë të ditur se autobusi ka marrë flakë pas daljes nga servisi ku ishte dërguar për një rregullim teknik.
“Rasti ka ndodhur dje pasdite diku pas orës 17:00, autobusi ka qenë në servis në Dortumund dhe duke u kthyer nga servisi si pasojë e një gabimi teknik të servisit ka punu diçka me rrymë dhe autobusi 10 km pas largimit nga servisi ka marrë flak”, ka deklaruar pronari i kompanisë “Pranvera Travel”.
Ai shtoi se në momentin e djegies së autobusit brenda ka qenë vetëm shoferi, por i njëjti ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

LAJMI TJETËR →










