Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Autobusi përplaset me veturën e policisë, 3 të lënduar

nga Kaltrina Berila18 shkurt 2020

Të lënduarit u dërguan në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25, ku autobusi i linjës “Tirana e Re” është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore.

“Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe”, thuhet në njoftimin e bluve të Tiranës.

Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →