Moti…🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Automjeti godet për vde*je biçiklistin 78-vjeçar në Prizren

nga Venera Grabanica10 qershor 2026
Automjeti godet për vde*je biçiklistin 78-vjeçar në Prizren
Një aksident trafiku ka ndodhur në në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur një biçiklist me pjesën e përparme të automjetit.\r\n\r\nKështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se si pasojë e aksidentit, biçiklisti 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK.\r\n\r\nBytyqi njoftoi se pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën.\r\n\r\n“Si pasojë e aksidentit, biçiklisti, mashkull 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
← Më shumë lajme📰 Më shumë nga Lajme
Automjeti godet për vde*je biçiklistin 78-vjeçar në Prizren | Payload Website Template