Një avion rus ka fluturuar në hapësirën ajrore kanadeze, pavarësisht masave të vendosura nga Kanadaja që parandalojnë çdo aeroplan rus të hyjë në territorin e saj.
“Jemi të vetëdijshëm se fluturimi 111 i Aeroflot ka shkelur ndalimin e vendosur më herët sot për fluturimet ruse që përdorin hapësirën ajrore kanadeze”, thuhet në njoftim.
(1/2) We are aware that Aeroflot flight 111 violated the prohibition put in place earlier today on Russian flights using Canadian airspace.
— Transport Canada (@Transport_gc) February 28, 2022
Ministria e Transportit e Kanadasë tha se do të rishikojë sjelljen e fluturimit 111 të kompanisë ruse, Aeroflot, dhe se “nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime të duhura”.
Ndryshe, hapësira ajrore e Kanadasë u mbyll për të gjithë operatorët e avionëve rusë, sipas ministrit kanadez të Transportit, Omar Alghabra.
“Hyn në fuqi menjëherë, hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”, tha Alghabra të dielën në mëngjes.
Kanadaja i bashkohet një numri vendesh evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën, që kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e saj ajrore për avionët dhe linjat ajrore ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës./21Media









