RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Avokati amerikan i ish-presidentit: Thaçi do të shpallet i pafajshëm

nga Kaltrina Berila18 maj 2022

Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, është i bindur se klienti i tij do të shpallet i pafajshëm.
Prosper deklaroi se zgjerimi i aktakuzave që u bë në prill të këtij viti nuk e ndryshon lëndën.
“Ne e kemi shikuar këtë dhe nga perspektiva jonë, lënda nuk ndryshon, ne kemi besim në dëshmitë që i posedojmë, besojmë se kur gjykimi në fakt zhvillohet dhe e vërteta del në shesh se Thaçi dhe të tjerët, unë mund të flas për Thaçin, do të shpallet i pafajshëm. Prokuroria po shton gjëra, duke u munduar ta forcojë aktakuzën, por ne besojmë se jemi në pozicion të mirë”, tha Prosper në “Rubikon”.
Tutje, Prosper tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati, prandaj po shton akuza të reja duke u munduar që ta forcoj lëndën, derisa shtoi se nuk pret që aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve të zgjerohet përsëri nga prokuroria.
Avokati i ish-presidentit Thaçi thotë se ekipi mbrojtës përballet me sfida në çdo hap të procesit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →