Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Avokati i Popullit sot mban të hapura zyrat për të pranuar ankesa

nga E.Bullaku14 shkurt 2021

Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë të ditur se sot do të mbaj të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale gjithandej nëpër vend, dhe po ashtu ekipet do të jenë në terren për të monitoruar procesin zgjedhor.

Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ankesat po ashtu mund të pranohen edhe në email adresën zyrtare të IAP-së në info@oik-rks.org apo në numrat e telefonit të zyrës qendrore në Prishtinë, tel: +383 38 223 782 dhe 223 783. Adresat e zyrave regjionale të IAP-së i gjeni në www.oik-rks.org.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →