Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Babai me makinë përplas djalin që po lëvizte me biçikletë

nga E.Bullaku30 gusht 2022

Një gjashtë vjeçar është lënduar rëndë këtë mbrëmje në Korçë pasi është përplasur nga makina që drejtonte babai i tij.
Mësohet se fëmija ka qenë me biçikletë dhe i ka prerë rrugën para makinës makinës tip “Opel” që drejtohej nga babai.
“Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve” njoftoi Policia.
Sipas tyre, grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →