Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Babai raporton se vajza e rrahu vëllain 6 vjeçar

nga Kaltrina Berila14 dhjetor 2019

Ai ka prezantuar në polici një video incizim

Një e mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se para dy-tre ditëve e kishte rrahur vëllain e saj 6 vjeçar në Prishtinë.

Ratin në polici e ka raportuar babai i të dy fëmijëve. Sipas policisë ai ka prezantuar një video incizim.

“Është arrestuar e dyshuara e mitur femër K/Shqiptare për shkak të dyshimit se para dy- tri ditëve e kishte rrahur vëllain e saj të moshës 6 vjeç për të cilin rast babai, ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka prezantuar një video incizim”, ka bërë të ditur policia.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →