Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Babai ther dy vajzat në Prizren, njëra vdiq e tjetra lëndohet rëndë

nga Gentrita Xhemajli6 maj 2025
Babai ther dy vajzat në Prizren, njëra vdiq e tjetra lëndohet rëndë

(Lajm i përditësuar)


Flasin nga QKUK-ja për gjendjen e 10-vjeçares në Prizren

Mëngjesin e së martës një shtetas turk dyshohet se ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare dhe ka plagosur tjetrën, një 10-vjeçare e cila ndodhet në QKUK.

Drejtori i emergjencës, Naser Syla, për portalin rtv21.tv ka thënë se gjendja e 10-vjeçares tani është stabile.

Ai shtoi se pas 10 vjeçarja pas trajtimit në Qendrën Emergjente do të transferohët në Klinikën e ORL-së për vazhdim të trajtimit të mëtutjeshëm

“Po është ka trajtohet tek ne në QE, gjendja stabile është, jemi duke i kryer egzaminimët e nevojshme ,pas trajtimit në Qendrën Emergjente do të transferohët në Klinikën e ORL për vazhdim të trajtimit të mëtutjeshëm”, tha Syla. /21Media

Kryeprokurori për gjendjen e 10 vjeçares në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën vajzë, 10-vjeçare.

Gjendja e 10 vjeçares është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

“Nga informatat e siguruara deri më tani bëhet e ditur se viktima – vajza tjetër e lenduar është nën kujdes mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë”, tha Kryeziu. /21Media


Babai ther dy vajzat në Prizren, njëra vdiq e tjetra lëndohet rëndë

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka privuar nga jeta vajzën e tij.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyçi tha se dyshohet që burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat dhe i dyshuari është arrestuar.

ETIKETA:#Kosova#Lajme
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →