🇽🇰 Kosova
Baerbock: Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë
nga Venera Grabanica28 nëntor 2023
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka konfirmuar se vitin e ardhshëm shteti gjerman do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Baerbock në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel ka theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor varet nga një fije.
“Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije. Angazhimi i NATO-s dhe BE-së shkojnë dorë për dorë: Misioni i EUFOR-it ofron siguri në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe KFOR-i bën të njëjtën gjë në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë me ushtarë shtesë për KFOR-in”, ka thënë Baerbock.











