Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bahtijarit e Januzit s’i pranohen kërkesat për gjykim në liri

nga Kaltrina Berila8 janar 2024
Bahtijarit e Januzit s’i pranohen kërkesat për gjykim në liri

Dhomat e Specializuara nuk kanë pranuar kërkesën e Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit që të gjykohen në liri, pasi ata ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurës penale.

Në vendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) thuhet se “Bahtijari është përgjegjës për veprat që akuzohet dhe do të vijohet mbajtja”.

Sipas vendimit, ZPS-ja i ka kërkuar më shuma prova mbështetëse mbrojtjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së për të artikuluar kërkesën për lirim.

Një ditë pas ngritjes së aktakuzës, më 5 tetor, ZPS-ja arrestoi ish-pjesëtarët e UÇK-së, Sabit Januzin dhe Ismet Batjarin me dyshimet për pengim të administrimit të drejtësisë.

Prokuroria pretendon se ndërmjet 5 dhe 12 prillit 2023, Januzi e Bahtjari në bashkëkryerje me ish-deputetin Haxhi Shala e kanë nxitur dëshmitarin e mbrojtur “1” (nuk identifikohet nga cili rast), “që të mos jepte deklaratë, ose të jepte deklaratë të rreme, ose ndryshe, të mos i jepte informacion të vërtetë”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →