Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bahtiri-karabinierëve italianë: Mos e provokoni situatën

nga Kaltrina Berila31 gusht 2024
Bahtiri-karabinierëve italianë: Mos e provokoni situatën

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi.

Ai përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje atyre që të mos e provokojnë situatën.

“Mbi Urën e lumit “Ibër”, karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi”.

“I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situaten. Në vend që të bëhen pengesë, le të bëhen urë që bashkon, duke ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët. Qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës dëshirojnë të jetojnë në harmoni, pa kufij të padukshëm”, ka shkruar Bahtiri.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →