🇽🇰 Kosova
Bajqinovci: Opozita sot zgjodhi të ikë, jo të përfaqësojë
nga Gentrita Xhemajli15 prill 2025
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit.
Bajqinovci ka thënë se opozita sot zgjodhi të ikë, ku shton se votat e qytetarëve nuk janë lodra politike.
“Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë, deputetët e LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe refuzojnë mandatet që u janë dhënë nga qytetarët. Ky është një akt i paprecedentë dhe i papërgjegjshëm që tregon për nivelin e mospërfilljes ndaj vullnetit të popullit. Votat e qytetarëve nuk janë lodra politike. Mandatet nuk janë privilegje personale, por përgjegjësi përfaqësimi. Opozita sot zgjodhi të ikë, jo të përfaqësojë. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook. /21Media











