Bajrami: 16% në funksion të mafisë energjetike, LDK e kundërshton
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook ajo tha se vendimi është i papranueshëm derisa shtoi se ky 16 përqindësh është në funksion të “mafisë energjetike”.
Bajrami bëri të ditur se LDK e kundërshton fuqishëm këtë vendim.
“Kjo ndodh kur ke një kryeministër si Albin Kurti e një ministre si Rizvanolli, të cilët që katër vite mbrojnë Nagipat e Martinat; kur ke një bord të ZRRE-së të ndikuar nga partia në pushtet që majë fitimet e KESCO-s dhe të KEDS-it; një ZRRE që ruan sekretin financiar të këtyre kompanive dhe në emër të kostove të operimit – lexo fitimit rrit çmimin e energjisë elektrike për të tretën herë”, shkroi ndër tjera Bajrami.











