Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami: Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën

nga Venera Grabanica8 gusht 2025
Bajrami: Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e fundit për mënyrat procedurale për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas aktgjykimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, deputetët duhet t’i rikthehen votimit të hapur për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Poashtu Kushtetuesja, ka limituar votimin për një kandidat për kryeparlamentar në vetëm tre herë.

Pas publikimit të aktgjykimit, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami përmes Facebook tha se Kurti e ka detyruar Deharin, ta shkelë Kushtetutën me mënyrën se si kryesuesi i seancës zgjodhi të udhëheq procesin e konstituimit të Kuvendit.

Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot:

“Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën. I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë – Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.Deputetët duhet të marrin pjesë në votim.Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton.S’ka demokraci aty ku s’ka repspektim të Kushtetutës dhe të Ligjit”, ka shkruar ajo.

“TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushetuese.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →