Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

nga Venera Grabanica9 maj 2025
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se s’do të lënë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 16%.

Në një postim në Facebook tha se kjo do të bëhet së bashku me deputetët që mbrojnë interesin e qytetarëve.

“Së bashku me të gjithë deputetët që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe japin llogari para tyre, nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Bajrami.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →