Bajrami i reagon Mihalit: Ja bëj me dije zonjës se s’ka Dejonë te ne
(Lajm i përditësuar)
Bajrami i reagon Mihalit: Ja bëj me dije zonjës se s’ka Dejonë te ne
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se PDK-ja e LDK-ja sa herë që ndonjë gjë nuk e besojnë as vetë e nxjerrin që ta thonë Vlora Çitaku e Hykmete Bajrami.
Pas kësaj deklarate ka reaguar, deputetja Hykmete Bajrami, duke e quajtur “shefe të nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim, çdo llajk në Fb të anëtarësisë së VV-së”.
Bajrami, në reagimin e saj thotë se kurrë askush nuk i ka treguar çka të flasë e reagojë, pasi sipas saj në LDK “s’ka Dejonë”.
“Ja bëj me dije zonjës se një nga shumë arsyet pse jam në LDK është se asnjëherë deri me sot askush kurrë as nuk me ka shkru tekst, as nuk me ka tregu kur me reagu e çka me folë – s’ka Dejonë te ne”, ka shkruar ndër tjera Bajrami.
Mihali: Sa herë që LDK e PDK duan të thonë diçka që s’i besojnë, i nxjerrin Bajramin e Çitakun
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka shkruar në Facebook se PDK-ja e LDK-ja sa herë që ndonjë gjë nuk e besojnë as vet e nxjerrin që ta thonë Vlora Çitaku e Hykmete Bajrami.
Opozita për këtë e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.
Sipas Mihalit, Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar vendimin dhe e ka adresuar siç duhet.
“Çdo herë që kanë diçka për të thënë që s’e besojnë as vet, PDK dhe LDK nxjerrin respektivisht Vlora Çitakun dhe Hykmete Bajramin ta thonë. Njëjtë dhe sot për çështjen e vendimit final lidhur me liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaportë të Serbisë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Çfarë ka të bëjë Qeveria e Kosovës me këtë çështje? Përpos që e ka kundërshtuar dhe adresuar siç duhet dhe atje ku duhet”, ka shkruar Mihali











