Bajrami ia përmend “dështimet Kurti në tri vjet”: Amerika për herë të parë po vë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën
Deputetja t e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka komentuar qeverisjes e kryeministri Albin Kurti në këto tri vjet.
Ajo ka adresuar kritika duke përmendur masat e BE-së ndaj Kosovës , partneritin e Kosovës me SHBA-në.
“Falë politikave të Kurtit, Amerika për herë të parë në histori po vë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën, Ka 231 ditë që Kosova është nën sanksione nga BE, Albini e ka pranu Zajednicën,Qeveria e ka shkelë 7 herë Kushtetutën, Vendi është pa Kryeprokuror të Shtetit qe 663 ditë”, ka shkruar Bajrami.
Bajrami po ashtu ka shkruar edhe rreth aferave korruptive të dyshuara.
“Ka korrupcion, si rasti i Martin Berishajt, rasti i Nagip Krasniqit dhe një sërë rastesh të tjera ku krejt Qeveria ju del në mbrojtje duke e pengu drejtësinë ta kryej punen e vet flet për korrupcion. Për më tepër e thotë Raporti i fundit për Vendin i Kosmisionit Evropian se vetëm vitin e kaluar janë nënshkruar 2140 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, në vlerë mbi 78 milionë euro.Ka nepotizëm, s’ka mbetë institucion pa u kapë nga militatat partiak e familjar. Një numër i madh i institucioneve janë vakante, ose punojnë me ushtrues detyre.
Në tri vitet e fundit janë dhënë 825 milionë euro subvencione me vendime të Qeverisë, pa asnjë kriter, pa asnjë efekt dhe pa kaluar filtrin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore sepse ai Komision nuk ekziston prej që ka ardhë LVV në pushtet.
Nuk është ndalë gjakderdhja financiare, ndërmarrjeve publike u janë dhënë mbi 200 milionë euro subvencione, rryma në komunat veriore i ka kushtu shtetit mbi 130 milionë euro.”, shkruar tutje deputetja e LDK-së.
Për sektorin e arsimit ajo po ka përmendur edhe radhitjen e Kosovës në PISA.
“Kosova ka dështuar në PISA, qe tri vite nxënësit fillojnë mësimin me nga një muaj vonesë. Sipas të dhënave të MASHT-it 77% e paraleleve dhe 33% e shkollave nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të zhvilluar mësim. Nuk është ndërmarrë asnjë reformë, reformën që ministrja do duhej ta ndërmerrte në gjithë Kosovën e ka ndërpre në Kamenicë dukë shkelë kushtetutën.
Buxheti i Universitetit të Prishtinës është 1 milion euro me i ulët se vitin e kaluar.”, ka thënë Bajrimi.
Deirsa ka kritikuar Qeverinë për siç ka thënë ajo luftimin e sindikatave.
Patën premtuar se do t’i forcojnë sindikatat, në fakt i kanë luftu dhe ju kanë ndërpre jashtligjshëm financimin.
“Paga minimale është ajo që ka qënë sepse Ligji është antikushtetues.
Nuk ka vetting në drejtësi, sepse qëllimin e paten të keq, deshën ta kapin drejtësinë, andaj edhe kjo reformë ju ngeci.Nuk ka pensionim të parakohshëm për policët, nuk ka trajtim të dinjitetshëm për asnjë kategori që i shërben shtetit, andaj njerëzit e këtij vendi po ikin.
E vërteta është se keni dështu!Rruga e Re është rruga e vetme, dhe koha jonë po vjen.”, ka përfunduar deputetja Hykmete Bajrami./21Media











