Bajrami: Kurti është përgjegjës që ia humbi vendit katër vite
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për siç ka thënë ajo “propagandën e vazhdueshme”.
Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka thënë se LVV sot është bërë sinonim i korrupsionit.
“Korrupsion me Martin Berishaj, korrupsion Nagip Krasniqi, korrupsion 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro, korrupsion me rezerva shtetërore, korrupsion në Ministri të Infrastrukturës (tendera për shefat e mëparshëm), korrupsion me subvencione në Ministrinë e Kulturës, korrupsion me çmime të barnave, korrupsion me drejtësi e në secilin institucion ku këta udhëheqin”, ka shkruar ajo.
Tutje, Bajrami ka shkruar se Kurti në takimin me mërgatën tha se “gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimër”. Bajrami e ka pyetur Kurtin se kur ka qenë vera dimër.
Bajrami ia ka përmendur Kurtit edhe “xhipat e zi”, duke thënë se “derisa ishte në opozitë çfarë nuk thoshte për qeveritarët me xhipat e zi, që 3 e gjysëm po thotë kjo thjeshtë është protokolare”.
Më pas ish ministrja e Financave e ka pyetur Kurtin se çfarë ka bërë ai për ta luftuar korrupsionin.
“Një fjali tjetër me të cilën Kurti edhe mund ta mirëmbajë simpatinë e disa mërgimtarëve ishte “Korrupsioni pat pllakosur qeverisjet e mëhershme në majat e saj”. Por, unë e pyes Kurtin çfarë ka bërë ai për ta luftuar korrupsionin?”.











