Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami – Kurtit: Kryeministër i propagandës, për bujqësi mundesh me gënjy dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor

nga Gentrita Xhemajli16 shtator 2025
Bajrami – Kurtit: Kryeministër i propagandës, për bujqësi mundesh me gënjy dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për propagandë në sektorin e bujqësisë, duke theksuar se mashtrimet nuk i kalojnë pa u vërejtur nga bujqit e ndershëm.

Ajo kërkoi përgjigje nga ai, pse për pesë vite nuk është hequr TVSH-ja për qumështin dhe produktet bazë, ashtu siç kishte premtuar.

”Kryeministri kujdestar i propoagandës mundet me gënjy për bujqësi dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor, por jo edhe bujqit të cilët më shumë djersë e mund prodhojnë ushqimin të cilin ne konsumojmë çdo ditë. Shiheni si i përgjigjet postimit të tij një fermer si Sadush Kabashi. Kryepropaganduesi duhet t’iu tregojë qytetarëve pse që pesë vite nuk e ka hequr TVSH-në për qumshtin dhe gjjthë produktet e shportës së konsumit bazë siç premtonte e mashtronte dikur!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →