Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami: Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim

nga Kaltrina Berila9 mars 2025
Bajrami: Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se secila votë mund të rinumërohet, secili dyshim të hetohet dhe të verifikohet çdo gjë.

Ajo thotë se askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi.

“Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi.”

Bajrami ka thënë se çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, derisa ka shtuar se për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg.

“Çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi që vetëm kështu forcohet besimi dhe integriteti i procesit zgjedhor. Për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Secili anëtar, secili përkrahës, secili votues duhet të angazhohet për të mbrojtë vlerat e LDK-së dhe për ta rikthyer atë si forcën e parë politike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. Demokraci”, ka shkruar ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →