Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami – Muratit: Sa e fajëson opozitën për Pagën Minimale, pse nuk e zbatove ligjin për punëtorët teknike të Kuvendit

nga Gentrita Xhemajli1 dhjetor 2024
Bajrami – Muratit: Sa e fajëson opozitën për Pagën Minimale, pse nuk e zbatove ligjin për punëtorët teknike të Kuvendit

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka reaguar ministrit të Finacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me rritjen e Pagës Minimale.

Bajrami i tha Muratit se së bashku me kryeinspektorin e Punës, Hekuran Nikçi nuk kanë qenë në gjendje ta zbatojnë Ligjin për Pagën Minimale për rastin e grave greviste që mirëmbajnë objektin e Kuvendit të Kosovës.

“Hekuran Murati po thotë: Ligjin për Pagën Minimale e ka qu opozita në Gjykatë Kushtetuese dhe kjo e ka vonu ngritjen e pagës minimale, POR Hekurani po harron që një Kosovë e dinë rastin grevës disa javore të grave që kanë punu për mirëmbajtjen e Kuvendit. Hekurani bashkë me Kyreinspektorin joligjor Hekuran Nikçi s’kanë qënë në gjendje me zbatu Ligjin për pagën minimale. Kush i ka ndalu?”, ka shkruar Bajrami.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →