Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami: Premtimet e Kurtit për rritje pagash rezultuan me ulje pagash

nga B.K7 mars 2023
Bajrami: Premtimet e Kurtit për rritje pagash rezultuan me ulje pagash

Avokati i Popullit pritet që në një afat ligjor prej 6 muajsh të shqyrtojë ankesat që ka pranuar për Ligjin e Pagave. Të paktën 45 ankesa të sindikatave dhe të institucioneve të tjera i janë dorëzuar Avokatit të Popullit kryesisht për shkak të, siç thuhet, shkeljeve ligjore ndaj kategorive të ndryshme.
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se premtimet e Kryeministrit për rritje pagash jo vetëm që nuk u realizuan, por ato rezultuan me ulje pagash.
“Në kohën kur Qeveria e ka publikuar vlerën monetare të koeficientit të pagave, afati ligjor për dërgimin e këtij Ligji në kushtetuese nga ana e deputetëve kishte kaluar, siç duket kjo edhe ka qenë strategjia e Qeverisë që ta publikoj koeficientin një muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit. Me përcaktimin e vlerës monetare të koeficientit dhjetra mijëra zyrtar publik kanë shprehur paknaqësinë: disa kategori jo vetëm që nuk kanë marrë rritjen e premtuar nga ana e Kryeministrit (në fcb. me datë 1 shkurt), por pagat u kanë dalë me të ulëta se në janar”, ka thënë Bajrami për RTV21.
Bajrami ka thënë se ligji mund të kontestohet nga gjykata kushtetuese.
“Qeveria ka prekë pagat në sektorin e drejtësisë, policisë, auditorëve, universitetit, shërbysëve civil dhe disa kategorive të tjera. Praktikat dhe normat ligjore tregojnë se askush nuk ka të drejtë ta zbresë pagën të cilën e ke të caktuar në kontratë – e drejta e fituar nuk mund të merret qoftë edhe nga Qeveria. Tani janë dy mënyra qysh Ligji mundet të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, e para përmes Avokatit të Popullit, i cila ka marrë mbi 35 ankesa ose përmes kontrollit incidental që do ta bëjnë Gjykatat, në rastin e parë kur palët e dëmtuara e padisin organizatën buxhetore ose Qeverinë për padrejtësitë që imponon ky Ligj mbi ata. Mos të harrojmë se Qeveria ka injoruar faktin që ka një vit që qytetarët po përballën me rritje enorme të çmimeve dhe se inflacioni edhe para Ligjit realisht i ka ulë pagat”, ka thënë Bajrami./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →