Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Bajrami reagon pas aktventimit të Komerciales për tregun e lirë: Republika e stërkequr nga korrupsioni

nga Venera Grabanica12 gusht 2025
​Bajrami reagon pas aktventimit të Komerciales për tregun e lirë: Republika e stërkequr nga korrupsioni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, e cila ka vendosur në favor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, sa i përket tregut të lirë energjetik, ku 1300 biznese largohen nga nga shërbimi universal i furnizimit me energji.

Bajrami ka shpërndarë një video ku kryeministri në detyrë, në kohën sa ishte në opozitë kishte dhënë dia premtime. Ajo shkruar në Facebook se nga premtimi i Albin Kurtit se do të lirojmë energjinë elektrike, sepse është tepër e shtrenjtë kur ne në Kosovë rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, te rritja e çmimit dyfish për të gjithë.

“Nga deklarimi se nuk bëjmë politika për 1% të kompanive (kishin fjalën për 1300 që i përjashtuan nga shërbimi universal i furnizimit me energji) deri te politika që punon vetëm për vëllain e Luan Dalipit, NOA-n dhe kompaninë e Vuk Hamoviçit. Kjo është Republika nën qeverisjen e Albin Kurtit, e stërkequr nga korrupsioni dhe interesat e ngushta”, ka shkruar ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →