🇽🇰 Kosova
Bajrami thotë se Prokuroria duhet të zbarkojë në ZRRE nëse nuk e pezullojnë vendimin për “tregun e hapur energjetik”
nga Venera Grabanica30 korrik 2025
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e vendimit për “daljen në tregun e hapur energjetik”.
Sipas Bajramit, Prokuroria duhet të zbarkojë në ZRRE nëse nuk e pezullojnë këtë vendim.
“ZRrE-ja duhet ta pezullojë vendimin për përjashtimin e rreth 1300 bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, në përputhje me vendimet e Gjykatës, deri në vendimin përfundimtar. Përndryshe, nesër, para datës 1 gusht, Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së dhe t’i pyesë: për interesat e kujt po punojnë ata aty? S’ka rrugë tjetër. Pikë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.











