Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ballkani bëhet me drejtor të ri sportiv

nga R22 gusht 2023
Ballkani bëhet me drejtor të ri sportiv

Përmes një komunikate zyrtare, Ballkani ka njoftuar për drejtorin e ri sportiv të klubit.

Bëhet fjalë për Omer Bunjakun, i cili vitin e kaluar ishte kampion me skuadrën e Shkupit.

Bunjaku detyrën e drejtorit sportiv e kreu me sukses te skuadra e qytetit të tij, Shkupit, pasi u shpallën sezonin e kaluar kampionë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa arritën së bashku deri në “PlayOff-in” e Ligës së Konferencës.

“Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.

Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.

Mirë se vjen Omer Bunjaku!”, shkroi Ballkani në “Facebook”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →