Ka startuar ndeshja e shumëpritur ndërmjet Ballkani dhe CFR Cluj, e vlefshme për Grupin G të Ligës së Konferencës.
Kjo ndeshje njëherit shënon edhe një arritje historike për futbollin kosovar pasi është hera e parë që një skuadër e vendit tonë të futet në fazën e grupeve të një gare ndërkombëtare siç është Liga e Konferencës në këtë rast.
Ballkani e nisi ndeshjen pa kapitenin Edvin Kuçi, i cili mungon për shkak të lëndimit dhe vendin e tij trajneri Ilir Daja ia ka besuar Qëndrim Zybës.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Sllavia Praga dhe Sivaspori.








