(lajm i përditësuar)
Ballkani mposht Larnen, nis me fitore aventurën në Ligën e Konferencës
Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën e Konferencës.
Ballkani e ka mposhtur skuadrën e Larnes me rezultat bindës 3:0.
Përgjatë 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, golat për kampionin kosovar i shënuan Albion Rrahmani (minuta e 26′ nga penalltia), Almir Kryeziu (minuta e 33′) dhe Nazmi Gripshi që shënoi golin e fundit të ndeshjes në minutën e 67′.
Përballja e sotme ishte e vlefshme pë raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, kurse ndeshjen e kthimit Ballkani do ta luajë si mysafirë në stadiumin “Inver Park” më datën 3 gusht, me fillim nga ora 20:30.
Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Ballkanit.
Pjesa e parë: Ballkani dhuron spektakël ndaj Larnes
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Ballkanit dhe Larnes, e vlefshme kjo për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani po avancon me rezultat solid 2:0 ndaj Larnes.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Albion Rrahmani, i cili shënoi në minutën e 26′ nga penalltia për 1:0.
Ndërkaq, epërsinë për kampionin e Kosovës e thelloi Almir Kryeziu, i cili shënoi në minutën e 33′ për 2:0.
Futbollistët e Ilir Dajës treguan paraqitje tejet të mirë përgjatë gjithë pjesës së parë, paraqitje kjo e cila i dërgon në pushim në epërsi prej dy golave.
Rezultati i pjesës së parë, 2:0 në favor të Ballkanit
Ballkani e thellon epërsinë ndaj Larnes
Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” ku po luhet ndeshja mes Ballkanit dhe Larnes.
Ballkani e ka thelluar epërsinë në 2:0 ndaj Larnes, përmes Almir Kryeziut.
Kryeziu shënon në minutën e 33′ për 2:0
Është zhbllokuar rezultati në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po luhet ndeshja mes Ballkanit dhe Larnes.
Ballkani ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen ndaj Larnes, përmes golit të shënuar nga Albion Rrahmani, raporton KosovaPress.
Rrahmani shënon në minutën e 26′ nga penalltia për 1:0. /kp










