Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ballkani mposhtet, tregon paraqitje dinjitoze në Pragë

nga E.Bullaku15 shtator 2022

Përfundoi ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Slavia Pragues dhe Ballkanit, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota nga kjo përballje.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fortuna Arena”, u shënuan plotë pesë gola, ku Slavia Prague e ka mposhtur si vendase skuadrën e Ballkanit me rezultat të ngushtë 3:2.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ermal Krasniqi, i cili kaloi kampionin kosovar në epërsi prej 1:0 në minutën e 23’, kurse rezultatin për çekët e barazoi portieri Stivi Frashëri me një autogol në minutën e 26’.
Ballkani nuk u ndal ku sërish e gjeti epërsinë përmes Meriton Korenicës, i cili shënon për 2:1 në minutën e 29’.
Por, nikoqirët e gjetën përsëri golin e barazimit, kësaj radhe përmes Peter Olayinkas, i cili shënon për 2:2 në minutën e 34’.
Ndërkaq, Slavia Prague kaloi për herë të parë në epërsi në ndeshjen e sotme kundër Ballkanit në minutën e 41’, ku Masopust e përmbys rezultatin në 3:2.
Goli i Masopust rezultoi të jetë i fundit për këtë ndeshje, dhe i fitores për skuadrën çeke.
Me pikët e reja, Slavia Prague tani renditet në vendin e parë në Grupin G me katër pikë të arkëtuara, krahas Ballkanit që zë vendin e fundit me vetëm një pikë të tubuar.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →