Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ballkani nis sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

nga R11 korrik 2023
Ballkani nis sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do ta nis sot rrugëtimin në garën më prestigjoze të UEFA-së në futboll për klube, Ligën e Kampionëve.

Portokallinjtë do të ndeshen sonte me Ludogoretsin që është kampion i Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45, raporton KosovaPress.

Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja, ka thënë se janë të gatshëm për këtë sfidë dhe se nuk do të luajnë në mbrojtje, por që do të kërkojnë rezultat pozitiv në fushë.

Ai shtoi se Ballkani e përfaqëson gjithë futbollin e Kosovës në këtë garë dhe se për këtë arsye lojtarët duhet ta lënë edhe shpirtin në fushë. /kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →