⚽ Futboll
Ballkani shkon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës
nga Gentrita Xhemajli31 korrik 2025
Skuadra nga Suhareka ka siguruar raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Futbollistët e Ballkanit kanë luajtur si mysafirë ndaj skuadrës Floriana me rezultat 1:1.
Vella solli maltezët në epërsi në minutën e 38-të, ndër sa Adetunji barazoi për Ballkanin në minutën e parë të kohës shtesë.
Në këtë mënyrë suharekasit siguruan pjesëmarrjen e në raundin e radhës, pasi në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” shënuan fitore me rezultat 4:2. /kp










