Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

​Kosova rrëmben medaljen e artë ekipore në Ballkanikun e Xhudos

nga Kaltrina Berila3 shtator 2023
​Kosova rrëmben medaljen e artë ekipore në Ballkanikun e Xhudos

(Lajm i përditësuar)


Pas tetë medaljeve të arta të fituara të shtunën në gara individuale, sukses të jashtëzakonshëm Kosova ka arritur edhe sot në garën ekipore në këtë sport.

Xhudistët tanë kanë fituar medaljen e artën edhe në këtë kategori duke dominuar totalisht me pesë garues kundër Malit të Zi.

Laura Fazliu, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka që të gjithë u treguan të pa konkurrencë, duke mposhtur me lehtësi rivalët e tyre nga Mali i Zi.


Ballkaniku i xhudos, Kosova synon edhe medalje ekipore

Kampionati Ballkanik i Xhudos që po bahet në Pejë, vazhdon sot në ditën e dytë ku do të zhvillohen garat ekipore.

Ditën e djeshme u zhvilluan garat individuale ku Kosova dominoi fuqishëm duke fituar tetë medalje të arta.

Në këtë kampionat që po zhvillohet në palestrën e sporteve “Karagaç”, në Pejë, po marri pjesë 11 shtete, Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Qipro, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →