Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Banesa përfshihet nga zjarri, vdiq një person

nga B.K18 tetor 2021


Përfshihet nga flakët një banesë pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Korçës, në zonën e quajtur Çezma e Amzës.
Në momentin e rënies së zjarrit, brenda në shtëpi kanë qenë katër persona. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerët arritën të dilnin nga banesa.
Fqinjët thanë se familja ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike, e për këtë arsye kërkuan ndihmën e institucioneve dhe komunitetit për t’i ndihmuar.
Nuk bëhen ende me dije të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar policia, zjarrfikësja dhe ambulanca./vizionplus

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →